Nuk ka bazë ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti zhvilloi një takim me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar teksa biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, Zhbogar u interesua për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës aktualisht dhe në muajt vijues, e në mënyrë të veçantë për punën legjislative rreth procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Nënkryetari i Kuvendit Sabri Hamiti ritheksoi se nuk ka bazë ligjore që lejon të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë dhe këtë e ka thënë Kuvendi i Republikës së Kosovës në Rezolutën e 15 marsit 2012, duke e obliguar Qeverinë e Kosovës që të zbatojë këtë vendim. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori