Nuk ka arsye për valë të re refugjatësh nga Kosova
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Migrimit dhe Refugjatëve, David Robinson, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye që kërcënon ndonjë valë të re refugjatësh nga Kosova.
Sipas tij, tani duhet fokusuar në zgjidhjen e problemeve, në vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, e jo për ngritjen e tensioneve.

Robinson për shtypin e Beogradit ka mohuar se KFOR-i dhe EULEX-i janë vënë në anën e Prishtinës, duke thënë se këto misione përpiqen që të sigurojnë paqe dhe stabilitet, në mënyrë që njerëzit të jetojnë normalisht, pavarësisht kombësisë.

Zyrtari i lartë amerikan tha se po bëhen përpjekje me autoritetet e Prishtinës që të sigurohet kthimi i personave të zhvendosur që të kenë të gjitha kushtet për jetë normale.
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori