Nuk jemi kundër Policisë, por jemi kundër Serbisë (FOTO LAJM)

Pamje nga protesta e Vetvendosjes, 22 janar 2012
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në pronocimin e fundit, për KTV-në, ka thënë se protestuesit janë bllokuar nga Policia. “Filluam me marshin tonë paqësor, por u bllokuam në dale je të qytetit të Besianës nga një kordon i Policisë që kishte marrë urdhër nga Qeveria e Kosovës. Jemi bllokuar në marshin tonë paqësor.

Nuk jemi kundër Policisë, por jemi kundër Serbisë”, ka thënë Kurti. Ai ka shtuar se prej se ka filluar protesta jonë paqësore, Serbia nuk ka kaluar, përkatësisht asnjë kamion me mallra nga Serbia nuk është futur në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit.

Raportohet se një maune ka kaluar para pak çastesh nëpërmjet kësaj pike kufitare, pra edhe mes protestuesve. Por, siç thuhet, maunja kishte targa të Shkupit dhe kalonte transit nëpër Kosovë. Ai kishte mallra italiane të dedikuara për Maqedoninë, prandaj nuk i është bërë pengesë. Për më tepër, kjo maune është siguruar dhe përcjellë nga Policia dhe nga vetë kujdestarët e protestuesve.

Zyrtarë policorë pohojnë se situata tek pika kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar është nën kontroll dhe se atje tanimë gjendet numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”.
“Momentalisht ata janë duke protestuar dhe ne jemi të poziocionuar nëpër pikat tona, për të mos lejuar t’i bllokojnë rrugët, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave”, ka pohuar zëdhënësi i Policisë Brahim Sadriu.

Sadriu theksoi se nuk ka informata për provokime të mundshme nga ana e protestuesve.


Policia: Në Mërdar kanë hyrë pesë kamionë, tre te Dheu i Bardhë

Policia ka përgënjeshtruar deklaratat e përfaqësuesve të Vetëvendosjes se sot në Merdarë nuk ka kaluar asnjë kamion nga Serbia, kurse te Dheu i Bardhë ka hyrë vetëm një maune.Sipas policisë, gjatë ditës se sotme në pikëkalimin kufitare Merdare kanë kaluar pesë kamionë me mallra të ndryshme, si dhe tre kamionë të tjerë kanë kaluar nëpër pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Sipas policisë qarkullimi është duke u zhvilluar në dy pikëkalimet kufitare. Ndërsa, sa i përket protestës, policia thotë se ajo nuk është lajmëruar në Policinë e Kosovës, ashtu siç e parasheh Ligji mbi tubimet publike.

“Nga ana e protestuesve kanë filluar tubimet, duke bllokuar një korsi të magjistrales, tek urat në hyrje të Podujevës që shpie në drejtim të pikëkalimit kufitar Merdare, e po ashtu bllokim i njërës korsi është duke ndodhur edhe në magjistralen që shpie në drejtim të pikëkalimit kufitare Dheu i Bardhë, situata në të dy lokacionet është e qetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas PK-së, në kalimin kufitar Vërmicë janë ndaluar për kontroll kufitar dy autobusë, të cilëve iu është ndaluar hyrja për shkaqe të mos posedimit të dokumentacionit të nevojshëm nga ana e vozitësve. Sipas PK-së, në ketë pikëkalim kufitar Policia e Kosovës nuk ka ndaluar apo arrestuar asnjë person.


Wiliam Walker: Jam këtu si verifikues

Podujevë, 22 janar (E plotësuar) Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, shefi i Misionit të OSBE së në Kosovë, William Walker është po ashtu pjesë e protestës së sotme të Vetëvendosjes. Ai po qëndron në Merdare në shoqëri të liderëve të vetëvendosjes.

“Jam këtu, ashtu sikur para 12 vjetësh, për të parë vetë dhe verifikuar se çka po ndodh me ketë protestë sot. Nuk isha këtu javën e kaluar, për te cilën kam dëgjuar versione te ndryshme, një rrëfim nga Qeveria e një tjetër nga organizatoret e protestës, prandaj erdha për te pare vete se a është një proteste paqësore dhe reagimin e policisë. Jam si verifikues, ashtu sikur isha para 12 vjetësh, me pëlqen ta quaj edhe sot veten kështu.

Unë thjeshte dua ta di për veten time se çka është duke ndodhur. Deri me tash nuk kam pare dhune, natyrisht po shoh shume njerëz, te cilët besoj se kane te drejtën legjitime për te protestuar, gjithashtu police që kane te drejtën e tyre për t’i kontrolluar këto rruge. Unë sinqerisht besoj në të drejtën qytetare për të protestuar.

Shtuar më 22/01/2012, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori