Nuk i mjaftojnë postet, shkon në SHBA dhe ankohet për Kosovën
Pëlqej
Zv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim, Dalibor Jevtiq, me një delegacion të Listës Serbe po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Washington.

Jevtiqi ka thënë se në SHBA, bashkë me delegacionin partiak, gjenden për t’i njoftuar zyrtarët amerikanë, siç ka thënë, me problemet realeserbëve në Kosovë dhe “për incidentet e fundit në krahinën jugore serbe”.

"Kemi ardhur të prezantojmë pasqyrën e saktë të problemeve realeserbëve që jetojnë në Kosovë dhe të flasim për incidentet e fundit, që në muajin e shkuar kanë qenë njëzet sish, si dhe për ato që kanë ndodhur në Kosovë që nga vizita ime e fundit në Washington në shkurt.

Këtu në radhë të parë është incidenti gjatë të cilit u arrestua Marko Gjuriq, gjë që ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve të serbëve e shqiptarëve”, ka thënë Jevtiq për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.



Shtuar më 14/06/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori