Nuk heq dorë nga Serbia
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se nuk mund ta nënshkruajë dokumentin e paraqitur nga Partia Liberal-Demokrate dhe Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe (për ndryshimin e politikës kundrejt Kosovës), sepse nuk mund të heqë dorë nga “interesat legjitime shtetërore dhe kombëtare”, ndërsa e ka konsideruar si të pazakontë që këto parti kanë kërkuar nga ai që të bëjë diçka të tillë.

“Politika në Kosovë nuk mund të jetë gur rreth qafës sonë, mirëpo atë problem nuk mund ta zgjidhim me amputimin e një pjese të trupit”, është shprehur Tadic.

Sipas Tadic, me pranimin e Planit të Ahtisaarit, populli serb do të zhdukej nga Kosova për tri decenie, prandaj nuk mund të mbështesë kërkesat e partive që insistojnë në ndryshimin e politikës ndaj Kosovës dhe pranimin e Planit të Ahtisaarit.

Presidenti serb ka thënë se interesat e Serbisë nuk mund të ridefinohen çdo disa vjet, për shkak të ndryshimit të rrethanave ndërkombëtare.

“Vendet që lehtë heqin dorë nga interesat e tyre legjitime, në atë moment njihen nga fuqitë e mëdha si vende, të cilave kushtet e reja u vendosen me shaka dhe humbin kredibilitetin në politikë”, ka shtuar ai.

Tadic ka porositur se do të vazhdojë me politikën e cila Serbisë i siguron të ardhme evropiane dhe prosperitet ekonomik, ndërsa njëkohësisht “do të zbatojë politikë të mbrojtjes së interesave legjitime në Kosovës, nga të cilat shteti i Serbisë nuk mundet dhe nuk guxon të heqë dorë”.
Shtuar më 06/11/2011, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori