Nuk është mirë që Lista Serbe ta përcaktojë qeverinë e ardhshme
Pëlqej
Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se nuk do të ishte gjë e mirë që qeveria e ardhshme të përcaktohej nga Lista Serbe. Sipas tij, ata duhet të përfshihen në qeveri, por vetëm pas pajtimit të partive shumicë për bërjen e koalicionit.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai shpreh pritjet e tij që gjithçka të nisë të zgjidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thekson se Qeverinë e ardhshme të Kosovës e presin sfida të mëdha, siç janë: zhvillimi ekonomik, dialogu me Serbinë dhe integrimet evropiane.

"Nëntë nga dhjetë deputetët e zgjedhur (serbë) në Kuvendin e Kosovës janë nga Lista Serbe. Kështu që mendoj se do të ishte mirë që këta serbë të futeshin nën ombrellën e Kosovës dhe kjo listë të bëhet pjesë e Qeverisë. Por mendoj se Lista Serbe duhet të presë dhe të shohë se si do të shkojnë negociatat për krijimin e qeverisë mes partive shumicë shqiptare dhe pastaj eventualisht t’i bashkohen edhe ata. Nuk mendoj se është gjë e mirë që Lista Serbe të jetë partia vendimtare për Qeverinë e ardhshme." shprehet ai. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori