KAS refuzoi dhënien e kamerave të një qendre votimi në Tiranë, Boiken Abazi: Më është vjedhur mandati

Gjatë mbledhjes së sotme, KAS vendosi që të mos i dorëzojë kandidatit të pavaruar, Boiken Abazit, kamerat e për të marrë kamerat e Qendrave të Votimit në shkollën Arben Broci, në Tiranë.

Ky i fundit është shprehur, se mandate i tij është vjedhur.

“Ne kemi dorëzuar një fotografi, e cila është fletë votimi ku është votuar numri 13. Kjo fletë votimi është gjetur nga një maturante në shkollën ‘Arben Broci’ në Tiranë dhe si fotografi ka qarkulluar në rrjetet sociale. Maturantja duket se e ka gjetur mëngjesin e datës 26 prill dhe kjo na jep dyshimin e bazuar që kutitë e votimit mund të jenë hapur para se të shkojnë në vendet e numërimit. Nuk kemi asnjë shpjegim tjetër për këtë.

Nga kamerat 360 gradë ne kemi evidentuar nga grupet e numërimit dëmtim të fletëve të votimit me dashje.

E kam të dëshmuar si kandidat që u pengova si kandidat në Qendrat e Votimit. Dëshmi të forta të asaj që ndodhi, vërtetohet nga raporte si ai i KRIK, OSBE-ODIHR dhe besoj se ju e keni parë që dyndja ka degraduar në dhunë në shkollën 1 maji. Dhe në KZAZ 30 dhe në KZAZ 43. Sërish ne kemi dëshmuar me dëshmi me shkrim nga vëzhguesit tanë shkeljet. Udhëzimet e nxjerra nga KQZ etj. Ne kemi marrë pamjet nga KQZ.”, tha Boiken Abazi. /albeu.com


Shtuar 25.05.2021 18:11