Nuk duan pension të parakohshëm
Pensioni i parakohshën nuk parapëlqehet nga Shërbyesit Civilë në institucionet e Kosovës, ndonëse ligji ua mundëson atë. Arsyeja e mirfilltë e refuzimit të kësaj oferte është heqja 30% nga paga bazë e tyre.

Ishte fat i tre personave që të shfrytëzonin vendimin e mëparshëm të qeverisë së Kosovës, i cili theksonte se Shërbyesit Civilë që mernin pension të parakohshëm kishin si kusht që një pjesë e pagës të ndalej nga rroga bazë.

Në Ministrinë e Administratës Publike (MAP) kanë arritur vetëm tri kërkesa nga nëpunësit që e kanë kaluar moshën 60 vjeçare e që kanë shprehur dëshirën për të shkuar në pension të parakohshëm. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori