Nuk do ta besoni për çfarë po mësohet në shkollat e Malishevës
Sot në shkollat e KomunësMalishevës, ka filluar fushata e mbajtjes së ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve, për kujdesin nga kontakti me rriqra

Nxënësit, po ashtu, janë informuar se si duhet të veprojnë në rast të thumbimeve.

Mbajtja e këtyre ligjëratave mbahet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ligjëratat nëpër shkolla janë duke i mbajtur mjekët dhe personelin shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Ligjëratat do të mbahen në të gjitha shkollat e KomunësMalishevës, pasi kjo është prej masave për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sepse në mënyrë të veçantë, fëmijët vetëdijesohen se si duhet të veprojnë në rast të thumbimit nga rriqrat, por edhe se si ti shmangen kontaktit me rriqra.

Mbajtjen e ligjëratave të sotshme në shkollën fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë, e kanë përcjellë nga afër edhe nënkryetari i KomunësMalishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti.

Nënkryetari Berisha, gjatë komunikimit me nxënësit e kësaj shkolle, është ndarë i kënaqur me nivelin e njohurive që kanë marrë nxënësit gjatë ligjëratës


Shtuar më 10/04/2018, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori