Nuk do negociohet me LDD-në e Listën Rugova
Isa Mustafa
Reformat në LDK pengojnë bashkimet artificiale me partitë, që janë krijuar nga kjo parti. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka thënë se mbesin të hapur për këdo që dëshiron të kthehet, por nuk do të negociohet as me LDD-në e as me Listën Rugova.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, këto komente i ka bërë në Gjilan, në Kuvendin zgjedhor të Forumit Rinor të LDK-së, ku nuk ka lënë pa kritikuar edhe qeverisjen aktuale.

Ai u ka thënë të rinjve Gjilanas se qeveria aktuale, ka dështuar në zhvillimin e ekonomisë kosovare, krijimin e vendeve të punës, edhe ofrimin e perspektivës për të rinjtë.
Shtuar më 06/11/2011, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori