Nuk dihet sa viktima ka në Rudnicë
Deri më tani nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi janë nxjerrë trupat e 31 personave, ndërsa nuk dihet edhe sa viktima ka në këtë varrezë.

Kështu është shprehur Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, Arsim Gërxhaliu.

Ai tha se akoma nuk mund të ketë një numër të saktë, apo afërisht sesa viktima ka në Rudnicë, por se do të punohet edhe në ditët në vijim që të mundësohet e vërteta.

“Kjo çështje nuk është mirë që të paragjykohet. Në flasim për shifra sa herë që gjejmë ndonjë mbetje. Para se të hasim në ndonjë mbetje mortore nuk nxitojmë të flasim”, është shprehur Gërxhaliu për Koha Ditore.

Për identifikimin e mbetjeve duhet të pritet deri në katër javë. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2014, ora 09:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori