"Nëse Kosova kërkon pavarësi nga Beogradi, edhe Asociacioni do kërkojë pavarësi nga Prishtina"
"Deutsche Welle" ka shkruar sot se raundi i fundit i dialogut mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ka dështuar.

Në fakt, përveç takimeve bilaterale me ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherini dhe një fotografie të bërë pak a shumë vetëm për hir të nikoqirëve dhe opinionit, mes delegacioneve nuk ka pasur asnjë bisedim serioz, sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta, shkruan më tej DW.

Ndërkohë, thuhet se pala serbe ishte e interesuar të fliste për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një pyetje drejtuar presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, nëse kjo do të thotë se Asociacioni do të kërkojë pavarësi, pasi Kosova e konsideron veten shtet të pavarur, presidenti serb është përgjigjur: "Po, do të kërkojmë pavarësi nga Prishtina, nëse Prishtina mendon se mund të jetë e pavarur nga Beogradi". /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori