Morata: Juve do ta kishte fituar finalen e Champions kundër Barçës me VAR

Alvaro Morata ka dhënë një intervistë për DAZN në të cilën ai analizon situatën aktuale të Juventusit dhe të ardhmen e tij. Lojtari spanjoll dëshiron të vazhdojë në Torino dhe shpreson që Juve dhe Atletico të arrijnë një marrëveshje për klauzolën e blerjes prej 35 milionë që ai ka në kontratën e tij.

E ardhmja në Juventus

“Në Juve ju luani për të ardhmen në çdo ndeshje. Të gjithë duan të luajnë këtu. Është normale që ata të ju gjykojnë, unë jap gjithçka për të fituar dhe jam mirë këtu, fëmijët e mi duan të dëgjojnë himnin e Juventusit kur kalojmë përballë stadiumit. Nuk ke pse të më pyesësh për pjesën tjetër…”.

Lojtari spanjoll dëshiron të vazhdojë në Torino dhe shpreson që Juve dhe Atletico të arrijnë një marrëveshje për klauzolën e blerjes prej 35 milionë që ai ka në kontratën e tij.

Finalja e Champions League 2015

“Unë gjithmonë mendoj se, me VAR, ata do të na kishin dhënë një penallti dhe ne do të kishim një Champions League më shumë në Juventus, por kjo është jeta…”. /albeu.com/

 


Shtuar 15.04.2022 16:11