Normalizohet situata në Merdare nga ndikimet e Cooper
Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët ia kishin mësyrë të hënën që të kalonin në Serbi përmes pikës kufitare të Merdarit me letërnjoftime të Kosovës e që ishin ndaluar nga shteti serb, kanë arritur që ta kalonin këtë pikë kufitare vetëm pas presionit të ndërmjetësuesit evropian, Robert Cooper, tek autoritetet serbe.

Zv. kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije për :Kohën Ditore” se ky problem ishte zgjidhur me ndërmjetësimin direkt të ndërmjetësuesit Cooper.

“Pas presionit nga zv. Robert Cooper autoritetet serbe janë detyruar që t’i lironin qytetarët kosovarë që të kalonin kufirin vetëm me letërnjoftime të Republikës së Kosovës, ashtu sikurse edhe parashihet në Marrëveshjen për lëvizjen e lirë”, ka treguar Tahiri.
Shtuar më 10/01/2012, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori