Noli Nushi: Visar Ymeri ishte kryetar shembullor
Koordinatori i Sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushi, ka lavdëruar Visar Ymerin i cili dha sot dorëheqje nga kreu i partisë, duke akuzuar ‘ata që thirreshin në emër të Albin Kurtit” për përçarjen e partisë.

Nushi ka shkruar në Facebook se kryetari i tërhequr gjatë kontributit të tij në parti ishte aktivist shembullor, shok i mirë dhe besnik, si dhe drejtues i suksesshëm.

Koordinatori i sekretariateve edhe më parë kishte shprehur përkrahje ndaj të ashtuquajturit krahu i Dardan Molliqajt.

Kur Aida Deguti dha dorëheqje, Nushi tha se duhet të kenë turp të gjithë linçuesit.

E titullin ‘linçues’ në Vetëvendosje e kanë marrë përkrahësit e Albin Kurtit, për të cilët foli Visar Ymeri kur bëri të ditur se ai më nuk do të jetë kryetar i partisë.

Ai tha se në Vetëvendosje më nuk po mbizotëron koncepti i përbashkët politik dhe se njerëz që u thirrën në emër të Albin Kurtit linçuan e fyen çdokënd që mendoi ndryshe.


Shtuar më 02/01/2018, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori