Në Itali e bëjnë të sigurt, rikthimi i Lukakut te Interi më pranë se kurrë

Rikthimi i Romelu Lukakut te Interi duket një marrëveshje e cila tashmë pret vetëm zyrtarizimin, me raportimet e fundit nga mediat italiane që thonë se zikaltërit kanë arritur akordin me Çelsin për rikthimin e belgut.

Sipas “Sky Sports”, Interi dhe londinezët kanë rënë dakord për një huazim që do t’i kushtojë zikaltërve 8 milionë euro, ku në marrëveshje është përfshirë edhe një bonus prej 2 milionë eurosh që lidhen me sukseset që do të regjistrojnë zikaltërit në sezonin e ardhshëm.

Një “dhuratë’ kjo për teknikun Simone Inzagi që do të ribashkohet me 29-vjeçarin pak orë pas rinovimit të kontratës me klubin.


Shtuar 21.06.2022 20:14