Njohja e Kosovës, Izraeli: Është e komplikuar
Pëlqej
Ambasadori i Izraelit në Serbi Josef Levi e quan të komplikuar çështjen e njohjes së Kosovës nga Tel Avivi zyrtar. Sipas tij, shteti që ai përfaqëson nuk ka asgjë me popullin e Kosovës, madje përmend edhe shqiptarët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por problemi është më kompleks.


"Izraeli nuk ka asgjë kundër popullit të Kosovës. Unë shpesh udhëtoj atje (në Kosovë), me ata flas hapur dhe përzemërsisht. Shumë shqiptarë kanë shpëtuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore... Vendimi që të mos e njohim Kosovën nuk është i lidhur ngushtë me dialogun ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Thjesht ai është më pak i lidhur me konfliktin tuaj, e më shumë me konfliktin tonë privat, me sfidën e Lindjes së Afërt" citon gazeta "Kurir", transmeton Koha.net.

Levi konsideron se Marrëveshja e Brukselit është “kryevepër” dhe thekson se ajo është model të cilin Izraeli do ta dëshironte ta zbatonte në Lindjen e Afërt.

"Dhe nuk është vetëm marrëveshja, por edhe përpjekja që të dy palët të sjellin frymë të re në zgjidhjen e konflikti shumëvjeçar. E di ç’dhembje kanë serbët për të gjitha ato nga e kaluara pasi ata Kosovën e kanë tokë të shenjtë. Njësoj është edhe për shqiptarët. Dhe mbi të gjitha, dy kombet vendosen t’ia zgjasin duart njëri-tjetrit, të ulen e të bisedojnë. Për këtë duhet guxim”, ka thënë Levi. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori