Njoftimi i komunës që duhet ta lexojnë të gjithë qytetarët
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e vet se sistemi Informativ i Tatimit në Pronë është jashtë funksionit.

“Njoftojmë qytetarët e Komunës së Prishtinës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë – PROTAX, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave, aktualisht është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.

“I lusim qytetarët për mirëkuptim, derisa Departamenti i Tatimit në Pronë i Ministrisë së Financave ta zgjidhë këtë problem”, thuhet më tej.


Shtuar më 04/06/2018, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori