500 të helmuar nga uji në Krujë, Rama heq dorë nga çdo përgjegjësi: Unë u dërgova ujin në shtëpi!

Helmimi në Krujë bëri bujë të madhe në media ku shifrat e frikshme të qytetarëve rreth 500 persona u shtruan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje, është pyetur kryeministri Rama në deklaratën për shtyp të dhënë pak minuta më parë pas mbledhjes me kryetarët e qarqeve.

Pyetja: Janë me qindra qytetarë të helmuar nga ujësjellësi në Krujë që ju e inaguruat gjatë fushatës elektorale. A është kjo dëshmi se ujësjellësi u ndërtua sa për fushatë elektorale?

Rama: Sipas jush nuk duhej ujësjesllësi i ri apo ujësjellësi i ri ka sjellë këtë problem? Janë dy gjëra të ndryshme. Të ndërtosh një ujësjellës dhe të cosh ujë në shtëpi dhe të sigurosh që uji është në të gjitha parametrat është gjë tjetër.

Qeveria ka bërë investimin për ndërtimin e ujësjellësit. Vetë ndërmarrja ka detyrime të tjera. Kjo është në hetim administrativ. Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të rrugës së re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Nuk kanë lidhje. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.10.2021 20:22