Njihuni me shqiptarin që dha një milionë euro për luftën e Kosovës
Pëlqej
Shumë shqiptarë kanë ndihmuar në drejtim të çështjes kombëtare shqiptare, me aq sa kanë mundur.

Shumë persona kanë ndihmuar duke luftuar me pushkë në krah apo edhe duke u kthyer që nga emigrimi vetëm për të luftuar në Kosovë.

Ka patur nga ata që kanë lënë Gjermaninë, Zvicrën, madje edhe SHBA-në dhe kanë marrë pushkën për të luftuar për idelain e lirisë.

Por ka dhe raste të tjera, kur për çështjen kombëtare është kontribuar në një tjetër formë, përmes financimit të luftës.

I tillë është rasti i shqiptarit nga Prespa, Nazer Mehmeti.

Ai është prezantuar nga historiani Arben Llalla, i cili ka treguar se strugani që jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë plot 1 milionë euro në luftën e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori