Njihuni me pasurinë e Behgjet Pacollit
Pëlqej
Dihet se Behgjet Pacolli është nga politikanët më të pasur në Kosovë dhe këtë gjë e konfirmon edhe deklarimi nga ana e tij tek Agjencia Kundër Korrupsionit.

Vetëm një pronë toke që ka deklaruar vlerësohet në 7.3 milionë euro, ndërsa një shtëpi po ashtu me 17.6 milionë euro. Hotelin Iliria, që nuk është privatizuar për “shumë” para, sot vlerësohet në 42 milionë euro, ndërsa pronësinë në Hotelin Grand e vlerëson në 3.63 milionë euro.

Aeroplani i tij kushton 18 milionë euro, ndërsa kapitali në Bankën Ekonomike në 20 milionë.

Në këtë bankë ai ka të depozituara 2.2 milionë euro, ndërsa në NLB afro 430 mijë euro./albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori