Njihuni me gjermanin që i do shumë shqiptarët
Guido Pohlmächer ka rënë në "dashuri të madhe me shqiptarët", pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit e cila jeton në Gjermani, dhe për këtë ka bërë edhe tatuazhshqiponjës në kokë.

Dy vjet më parë 37 vjeçari Pohlmächer nga qyteti i landit Baden-Ëürttemberg kishte bërë një tatuazh në faqe me shqiponjën kuq e zi. Në atë tatuazh kishte vizatuar shkronjën A per Albania si shënjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D për Deutschland si shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë

E për përvjetorin e 11 të pavarësisë dhe për fillimin e dytë të dekadës së shtetit të Kosovës ky gjerman ka bërë një tjetër gjest.

Ai e ka bërë tatuash simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij dhe ka shkruar ‚Love Hoti‘ ku edhe ka shprehur dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti.


Shtuar më 17/02/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori