Njihuni me familjen e veprimtarit shqiptar Adem Demaçi
Dje në moshën 82-vjeçare ka vdekur veprimtari i shquar, Adem Demaçi. Në kujtim të tij Kuvendi i Kosovës ka organizuar seancë komemorative, të pranishëm ishin edhe familjarët e Demaçit.

Gruaja Xhemajlija, vajza Abetarja dhe djali Shqiptari.

Në këtë seancë djali i Demaçit, Shqiptari, ka kërkuar vetë fjalën dhe para të pranishmëve tha se babai i tij do të jetë më i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar.

"Babai im do të jetë i qetë kur Kosova të jetë më e organizuar", tha shkurt Shqiptari.

Pranë familjes së Demaçit ka qëndruar edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.


Shtuar më 27/07/2018, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori