“Kastrati Group” aktivitet në ish-depon e minave në Porto Romano, Peleshi: Ka pasur cenime të pronës, kemi bërë tre kallëzime

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet nëse ishte në dijeni për aktivitetin e kompanisë koncesionare të zotëruar Kastrati Group në ish-depon e minave në Porto Romano.

Peleshi u shpreh se ishte në dijeni të aktivitetin dhe theksoi se është e vërtetë që ka pasur cënim të pronës, Dhe, sipas ministrit, për këtë janë bërë tre kallëzime.

“Po, kam dijeni. Në radhë të parë dua të shpreh se ka një interes të shprehur nga një investitor në Porto Romano, për të zgjeruar aktivitetin e vetë në një sipërfaqe prone e cila pjesërisht është në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk është një pronë e përdorur nga ne, nuk është një pronë në planin e përhapjes. Gjithasis edhe ato prona që ne nuk i kemi në përdorim, por i kemi në inventar administrimi, kërkojnë një procedurë për për t’u marrë. Ne i kemi dhënë ato në dispozicion të zhvillimit te ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ajo është ministria që bën administrimin për zhvillim. Ne thjesht asetet që i kemi, por nuk i kemi në përdorim, i kemi deklaruar atje. Por ka një procedurë. Duhet aplikuar, bëhët projketimi, hartat, planimetritë, jepet ok nga ministria e Mbrojtjes më pas ajo e Financave bën kontratën me investitorët e interesuar. është e vërtetë që kemi sinjalizim që pa u mbaruar kjo procedurë aty ka disa cënime të pronës në kuptimin e punimeve që po zhvillohen në Port, sipas informacioneve që kam nga komanda e Forcës Detare, kanë hyrë edhe në pjesën që është ende në administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, kemi bërë tre kallëzime dhe shpresojmë që edhe institucionet e tjera të bëjnë detyrën e tyre duke moj lejuar të ketë prekje, pavarësisht se nuk është pronë me prezencë të Forcave të Armatosura”, tha Peleshi./albeu.com


Shtuar 24.03.2023 11:20