Mjete të
blinduara të Policisë së
Kosovës janë nisur drejt bazës në Mitrovicë para vizitës së presidentit serb Vuçiç.
Njësitë speciale të policisë nga Prishtina janë nisur drejt
Mitrovicës për të ofruar siguri.
Këto njësi me
mjete të
blinduara do të vendosen në bazën e tyre “Belvedere” në Lagjen “Bair” të
Mitrovicës.
KALLXO.com ka postuar foto të lëvizjes së njësisë speciale me
mjete të
blinduara.
Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë sot e nesër në Kosovë, disa ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic do të vijë për vizitë sot në Kosovë, ku siç ka njoftuar, do të takojë serbët e
Kosovës.
Vizita e tij ndodh pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi këtë javë në veri të
Mitrovicës, shkruan Zeri.
Kjo është agjenda e Vuçicit:
Rreth
orës 10:30 Aleksander Vuçic do të vizitojë manastirin Banjska.
Rreth
orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.
Rreth
orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.
Shtuar më 20/01/2018,
ora 10:47