Nuk është në planet e Barcelonës, Depay i ofrohet klubit Italian

Memphis Depay i është ofruar juventusit në javët e fundit dhe këtë gjë e konfirmon “Corriere dello Sport”.

Sulmuesi holandez, ndodhet jashtë planeve të Barcelonës dhe ka trokitur në dyert e bardhezinjve dhe disa klubeve të tjera për të kërkuar “strehim” për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse ai u transferua te Barcelona verën e kaluar, Depay është në listën e zezë të sakrifikimeve për arsye që klubi spanjoll të regjistrojë lojtarët e rinj që ka transferuar nga kjo merkato./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.07.2022 11:59