Njeriu më i afërt i Haradinajt kundër Veselit, a janë afër zgjedhjet?
I pari i ekzekutivit nuk po përkrah propozimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për pezullim të taksës për 120 ditë. Kjo sepse sipas Qeverisë, asnjë kusht që ka vendosur Kosova nuk është plotësuar deri më tani që taksa të pezullohet.

Në një prononcim, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka thënë se qëndrimi për taksën nuk ndryshon.

Taksa nuk hiqet. Asnjë arsye për të cilën është vendos taksa nuk është larguar. Krejt janë aty bile edhe më të egra se më herët”, deklaroi Arifi.

Edhe nga partia e kryeministrit dje menjëherë pas propozimi të Veselit u deklaruan se taksa vazhdon të mbesë në fuqi.

“Nuk i komentojmë deklaratat e të tjerëve. Por taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj anti Kosovë dhe po vepron siç ka vepruar edhe më herët në mënyrë destruktive”, shkroi Ahmet Isufi në Facebook.

Kryeparlamentari Kadri Veseli dje pas takimit me ambasadorin amerikan propozoi që taksa për produktet serbe e boshnjake të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për disa arsye.

Mirëpo, nga Qeveria nuk po pranojnë këtë propozim të Kryeministrit, e për këtë ai ka marrë kritika edhe nga opozita,raporton express.Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri shkroi se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK’së Kadri Veseli. E për këtë, Haziri thotë ta ketë paralajmëruar me kohë, të parin e AAK-së.


Shtuar më 29/01/2019, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori