Përplasi për vdekje dentistin shqiptar në Zvicër, arrestohet shoferi i makinës

Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i makinës që përplasi për vdekje dentistin shqiptar nga Kosova, Jetmir Morina.

Pas marrjes në pyetje, zviceriani është dërguar në Prokurorinë Publike përgjegjëse.

Ndërkaq, automjeti i tij është konfiskuar për prova.

Si ndodhi aksidenti?

Morina po shkonte t’i oftronte ndihmë disa personave që ishin aksidentuar në një autostradë në Zvicër. Në momentin që doli nga vetura Morina u godit nga një veturë, e cila kishte humbur kontrolin në autostardë.

Për fat te keq ai ndërroi jetë në vend për shkak të përplasjes fatale.

/albeu.com/