Njeriu i kamur në para detyrohet t'i kalojë bizneset në emër tjetër
Pëlqej
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka gjetur se Behgjet Pacolli ishte në konflikt interesi, edhe pas kohës kur ishte bërë zëvendëskryeministër.

I ishte shmangur kësaj situate, tek pas raportimit të “Kohës Ditore”.

Në shtator gazeta pati raportuar se Pacolli nuk ka përfillur dispozitat ligjore, të cilat u kërkojnë zyrtarëve të lartë publikë që, menjëherë pas zgjedhjes ose emërimit, të transferojnë te persona të besuar të drejtat e udhëheqjes së ndërmarrjeve që i kanë në pronësi.

Konflikti i interesit hapur ishte dëshmuar në rastin e kompanisë “Diamond Fashion”. Në platformën online të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), zëvendëskryeministri Pacolli figuronte edhe si pronar i këtij biznesi e edhe si person i autorizuar – drejtor dhe agjent i regjistruar.
Shtuar më 16/01/2018, ora 07:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori