Njeriu i afërt i familjes Rugova: Hoti është vetëm për karrierë në parti
Pjesëmarrja e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova në seancën e thirrur nga partitë e pozitës për krijimin e ekipit negociator për dialog me Serbinë, ka bërë që të ketë shumë reagime dhe akuza në drejtim të saj.

Megjithatë, ekzistojnë figura brenda kësaj partie që e përkrahin veprimin e Teuta Rugovës, e cila ishte deputetja e vetme nga LDK-ja e pranishme në seancë.

Astrit Haraqija, pjesë e LDK-së dhe njëri i afërt me familjen e presidentit Ibrahim Rugova, ka kritikuar ashpër shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin.

Në një deklaratë për lajmi.net, Haraqija ka pasuar akuza edhe deputetin e LDK-së, Haxhi Avdylin.

“Ne mendojmë për shtet si rugovista, e jo si do karrieristë të LDK-së që mendojnë vetëm për karrige”, ka thënë Haraqija.

Kjo mesazh sipas Haraqisë i drejtohet Avdullah Hotit dhe Haxhi Avdylit.


Shtuar më 04/09/2018, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori