Njeriu i AAK-së kritikon dështimin e mbledhjes së kryesisë
Përfaqësuesit AAK-së dhe NISMA-së nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e kryesesisë së Kuvendit të mbajtur sot në të cilën është planifikuar të diskutohet lidhur me Projektligjin për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Në mbledhje nuk kanë shkuar përfaqësuesit e partive të koalicionit AAK dhe NISMA. Por në aty ka qenë prezent Ahmet Isufi i AAK’së.

Pas përfundimit Isufi i ka kritikuar kolegët për bojkot të mbledhjes duke thënë se Gjykata Speciale edhe pse nuk ka qenë publike ne pikat e rendit të ditës, ajo do të futej më pas.

“Sot siç e patë mungoi një pjesë e anëtarëve të Kryesisë për papërgjegjësinë e nënkryetarëve, kjo është e pakuptueshme. Ne kemi pas rendin e ditës të njohur. Nuk është mirë të prlonogohen seancat sepse kjo po i kushton Kosovës. Po ka qenë në rend dite edhe pika për shfuqizimin e Speciales”, ka deklaruar Isufi.

Tutje ai nuk ka dashur që t’i komentojë deklaratat e ambasadorëve të huaj rreth qëndrimeve për Gjykatën Speciale.

“Nuk i komentojmë deklaratat e Delaëie për Specialen. Për nënshkrimet, thotë se ekzistojnë ende ato që kanë dhënë që shfuqizohet Specialja”, thotë Isufi.


Shtuar më 17/01/2018, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori