Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A? “El Nacional” raporton se klubi i Milanos po e mendon si opsion

Cristiano Ronaldo është ende pa ekip dhe shumë klube thuhet se kanë treguar të paktën një herë interes për të.

Së fundmi, një lajm i bujshëm vjen nga “El Nacional”, ku Milan do të ishte gati të provonte të sillte lojtarin në Milano me një transferim me parametra zero, por kjo vetëm nëse Rafael Leao do të shitej në janar.

Operacioni i transferimit do të orkestrohej nga Jorge Mendes, agjenti i dy portugezve, i cili duhet të bindë kuqezinjtë të plotësojnë kërkesat e larta të Cristiano Ronaldo./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.12.2022 14:22