Njerëzit e PDK-së kundër shkarkimit të bordit, Haradinaj ua tregon vendin
Pëlqej
Koalicioni qeveritar është përplasur rreth vendimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonimik për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Iber Lepenci”.

Ministri Valdrin Lluka ka arsyetuar vendimin, duke thënë se me gjithë kërkesën që të mos ketë ndarje të bonuseve, bordi i ka dhënë vetes bonuse, plus punëtorëve rrogën e 13.

Lluka ka thënë se paga mesatare në këtë ndërmarrje është mbi 900 euro.

Mirëpo kundër këtij vendimi ka qenë zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili nuk u pajtua me vendimin e marrë duke abstenuar.

Me këtë veprim nuk është pajtuar as ministri Besim Beqaj, mirëpo kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë përkrahje vendimit.


Shtuar më 08/05/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori