Ndeshja me Shakhtar në Champions, Inzaghi: Gjithçka është në dorën tonë

Në prag të ndeshjes në Ligën e Kampionëve ku Interi  do të presë në San Siro Shakhtar Donetsk, trajneri i “zikaltërve” ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ndeshje vendimtare për skuadrën nga Milano i cila momentalisht pozicionohet në vendin e dytë në renditjen e grupit D me 7 pikë, me Realin i cili kryeson me 9.

Pjesë nga konferenca:

Të dielën patëm një ndeshje fantastike ndaj Napolit, djemtë treguan shumë karakter. Nesër gjithçka është në duart tona. Ne përballemi me një ekip që luan mirë futboll me një trajner të mirë, i cili na vuri në vështirësi në ndeshjen e parë. Duhet të përgatitemi mirë për këtë ndeshje.

A krijon një pamje të situatës së dëmtuar?
Të dielën kemi shpenzuar shumë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Do të më duhet të bëj disa vlerësime duke shpresuar që edhe Lautaro të jetë rikuperuar. Nuk do të kem De Vrij dhe Sanchez.

Pas 10 vitesh, Interi mund të shkojë në raundin e dytë. Presion apo stimul dhe shtytje edhe për kampionatin?
E nesërmja është shumë e rëndësishme, kualifikimi është një nga objektivat tona: të rikthejmë Interin në raundin e dytë. Por ka ende shumë për të bërë, nesër është një ndeshje vendimtare për ne. Kemi një kundërshtar me shumë cilësi që mund të të vënë gjithmonë në telashe. r.t/albeu.com


Shtuar 23.11.2021 12:35