Një tjetër strukturë ilegale serbe në Kosovë
Një tjetër ekip menaxhues është krijuar nga Beogradi zyrtar për themelimin e Asociacionitkomunave me shumicë serbe. Por kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e 19 prillit, ndërsa zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë se ekipi i formuar nga Serbia është ilegal.

Analisti Ardian Arifaj thekson se kjo nuk përben ndonjë çudi pasi ka ndodhur edhe më parë që fqinji verior nuk u është përmbajtur proozimeve të marrëveshjeve, shkruan Koha Ditore.

Edhe qeveria e Kosovës e ka quajtur ilegal ekipin menaxhues për krijimin e Asociacionitkomunave me shumicë serbe, e cila është themeluar nga qeveria e Serbisë ditën e martë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori