Një tjetër shqiptar arrestohet në Merdare
Policia serbe ka arrestuar të shtunën një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas mediave serbe Mark Kasnetin është arrestuar në pikën kufitare të Merdarit "bazuar në një arrest për krime lufte".


Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se shqiptari kosovar "dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë. Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Daçiqit. /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2012, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori