Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ka bërë të ditur se një grua shtatzënë me Covid-19 është e shtrirë në Klinikën Infektive.
Ai deklaroi se
gjendja shëndetësore e saj dhe e fëmijës është e mirë.
“Pacientja është në javën e 36, nëse
gjendja e saj
shëndetësore është e mirë ne presim që ajo të lind në javën e ardhshme”, tha ai.
Ismaili bëri të ditur se
gjendja e gruas dhe e foshnjës është duke u monitoruar çdo ditë me ultrazë dhe me CTG.
Shtuar më 01/05/2020,
ora 14:33