Një shqiptar nga Podujeva i plagosur brenda territorit të Serbisë?!
Pëlqej
Në orët e vona të se enjtes, një person e ka lajmëruar redaksinë e "Kohës Ditore" për një incident në kufirin me Serbinë, por ende nuk dihet saktë se çka ka ndodhur. Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë informata për këtë rast.

"Një person ka thënë që ka dalë me vëllanë në mal në zonën e Serbisë për të prerë dru. Ai ka deklaruar se dikush ja ka plagosur vëllanë", ka thënë zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Brahim Sadriu.

Megjithëse ka thënë se Policia ka dalë në fshatin Dumnicë, Sadriu nuk ka qenë në gjendje të tregojë se ku gjendet për momentin i plagosuri.

"Ne ende nuk e dimë a është ai në zonën e Kosovës apo të Serbisë. Të vetmin që Policia e Kosovës e ka takuar është vëllai i cili thotë, se ja kanë plagosur vëllanë", ka thënë ai.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se patrulla e tyre në terren policia e stacionit te Kurshumlise ka hasur në një numër të madh të shqiptarëve duke i prerë pyjet në rajonin e fshatit Orlovac-Matarove, në komunën e Kursumlija, raporton B92.
Shtuar më 27/08/2014, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori