Një rrugë në Kosovë do të emërtohet me emrin e senatorit McCain
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë me propozim që “Rruga B” në Prishtinë të mbajë emrin e senatorit amerikan John McCain, i cili javën e kaluar ndërroi jetë.

“Në nderim të kujtimit të tij, propozoj që Rruga B, në kryeqytetin e shtetit tonë, në Prishtinë, të mbajë emrin e John McCainit”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai ka thënë se para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën.


Shtuar më 28/08/2018, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori