Sot në
Skenderaj, konkretisht në rrugën “28 Nëntori”, një
qytetar ka gjetur një kuletë të humbur në të cilën përveç dokumenteve personale gjendeshin edhe 521
euro. Ky
qytetar rastin e ka raportuar në polici.
Pronari i kuletës është njoftuar nga
policia dhe i është kthyer dokumentacioni bashkë me paratë.
“Pas kontrollimit të kuletës, në bazë të dokumentacionit , vërtetohet se kuleta i përkiste viktimës M/K/Shqiptar. Në kulet kishte: 10 x 50
euro , 1 x 20
euro , 1 x 1
euro , 1 x 0.20
euro , 1 x 0.10
euro dhe 1 x 0.05
euro, që gjithsejtë ishin 521.35 € (pesëqind e njëzet e një
euro e tridhjetë e pesë cent ), letërnjoftimi dhe patentë shoferi i Kosovës së viktimës, një kartelë e fakultetit dhe një kartelë bankare”, tha një burim i besueshëm brenda Policisë së Kosovës,raporton express.
Policia ka njoftuar pronarin i cili është paraqitur në Stacionin Policor në
Skenderaj dhe të njëjtit i janë kthyer paratë dhe dokumentacioni i lartcekur.
Shtuar më 11/10/2018,
ora 16:31