Në Gjykatën Themelore në Pejë thonë se dëmi është
minimal dhe dyshojnë së
zjarri është
shkaktuar nga rryma, KEDS e mohon – raporton T7
Shumë lëndë i dogji
zjarri në Gjykatën e
Pejës. Zjarrit nuk i shpëtuan as kompjuterët e karriget.
Dëmet u shkaktuan si pasojë e zjarrit që kaploi zyrën e shkrimores civile të kësaj Gjykate të hënën para mesnate.
Pavarësisht rëndësisë së këtij institucioni dhe dokumentacionit, kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë thotë se dëmi është
minimal.
Ai madje jep edhe një version të tij se nga çka mund të jetë
shkaktuar zjarri.
Pavarësisht dëmeve që u tha të jenë të vogla, kjo u nxori punë edhe të martën.
Për shkak të telasheve me rrymën u shtynë edhe seancat gjyqësore.
Ndërkohë me rastin po merret edhe Prokuroria e
Pejës.
E i kontaktuar me telefon, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se ekipet e tij kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që
zjarri nuk është ndezur për shkak të problemeve me matësin e rrymës.
Shtuar më 25/06/2019,
ora 20:31