Një person vret veten në Gjilan, dyshohet për probleme me depresionin
Një person i moshës 50-vjeçare nga Gjilani dje ka kryer vetëvrasje. Viktima kishte qenë nën mjekim për shkak të depresionit.

Ai me armë zjarri gjatë ditës së shtunë rreth orës 8 të mëngjesit kishte shtënë mbi veten. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por nuk kishte arritur qe t’iu bënte ballë lëndimeve.

vendngjarje është gjetur një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe një gëzhojë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Shtuar më 08/10/2017, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori