Një person në Gjilan mund të ketë rënë në liqen
Ende nuk dihen gjurmët e një 53-vjecari nga Gjilani. Ai është zhdukur që nga dje. Ndërkohë që ka dyshime se mund të ketë rënë në liqenin Livoq të Gjilanit.

Policia bashkë me ekipet e shpëtimit të FSK-së janë në vendin e ngjarjes duke e kërkuar kështu personin e zhdukur. Ndërkohë që makina e tij është gjetur buzë pendës së Liqenit.

Lajmin për zhdukjen dhe kërkimet e 53 vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.



Shtuar më 03/02/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori