Protestat e dhunshme në Shkup, gazetari: Faktori shqiptar i vetmi që mban gjallë qeverinë maqedonase

Gazetari, Naser Selmani pohoi në emisionin “Abc Live” se faktori shqiptar është ai që mban gjallë qeverinë e Maqedonisë se Veriut.

Për këtë arsye gazetari thotë se faktori shqiptar duhet të shpëtojë situatën në vend, pasi Maqedonia e Veriut ka hyrë në një krizë politike, më protesta të dhunshme, pasi qytetarët kundërshtojnë marrëveshjen e miqësisë me Bullgarinë.

“Faktori shqiptar duhet të shpëtojë situatën, është i vetmi që mban gjallë qeverinë në pushtet. Po mos të ishte faktori shqiptar këto forca do ta rrëzonin qeverinë. Neve bota demokratike na trajton si shtet hibrid, shtet me sistem problematik demokratik”, tha gazetari nëpërmjet një lidhjeje Skype.

Ai pohoi se pas protestë nuk qendron vetëm opozita por edhe grup nacionaliste pro ruse dhe pro serbe.

Selmani thekson se protestuesit nuk janë kundër propozimit francez, por kundër marrëveshjes së miqësisë me Bullgarinë të nënshkruar në vitin 2017.

“Pas protestave qendron establishmenti politik maqedonas. Në protestë nuk është vetëm opozita, në protestë ka nacionalistë, forca pro ruse dhe forca pro serbe, këta janë rryma që kundërshtojnë kryeministrin Kovaçeski. Janë njerëz që nuk duan që MV të integrohet në BE. Protestuesit janë kundër marrëveshjes për miqësi më Bullgarinë të nënshkruar në vitin 2017.

Ata nuk janë kundër kornizës negociuese për në BE. Janë kundër marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë. MV në të kaluarën ka manipuluar me historinë ka ardhur koha ti pranojë dhe mos të abuzojë me palën historoke”, u shpreh gazetari.

Ndër të tjera ai tha se rreh 200 mijë maqedonas kanë marrë nënshtetësinë bullgare, që do të thotë sipas tij se kjo pjesë e qytetareve nuk e synim integrimin e MV në BE.

Dje ishte dita e katërt e protestave në Shkup.

Një grup i maskuar i protestuesve kanë thyer kordonin e policisë dhe në drejtim të tyre kanë hedhur gjësende të forta, lëndë piroteknike, letër tualeti dhe vezë.

Protesta e dhunshme u zhvillua para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit, në ndërtesën e MPJ-së, ku shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që “ta mësoj historinë maqedonase”.

Në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bugar Osmani.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen Kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit.