Një parti në Serbi merr emrin "Vetëvendosje"
Grupi politik i Sulejman Ugljaninit pak ditë më parë njoftoi pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Boshnjak me listën, “Për unitetin e Boshnjakëve – Dr. Sulejman Ugljanin”, por më pas Ugljanin vendosi të ndryshojë emrin e listës dhe të riemërtonte atë në “Vetëvendosje – Dr. Sulejman Ugljanin”, shkruan Sputnik.

Sputnik më tej shkruan se, rastësisht ose jo, emrin “Vetëvendosje” e mbart dhe partia më radikale në parlamentin e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti. Kjo parti është e njohur për incidentet që anëtarët e saj ndërmarrin vazhdimisht si në parlament ashtu dhe në rrugë.

Vladimir Gjukanoviq, anëtar i Kryesisë së SNS, ka thënë se Ugljanin punon shumë seriozisht, sidomos duke pasur parasysh aspiratat e tij që Sanxhaku t’i përkas të ashtuquajturës “Shqipërisë së Madhe”.

“Ai ka kohë që është duke punuar në një proces për shqiptarizimin e boshnjakëve në Sjenicë, Tutin dhe Novi Pazar dhe ka një plan dhe program serioz sesi ta realizojë këtë. Sigurisht emri i listës së tij u krijua sipas modelit të partisë së Kurtit në Kosovë, si dhe një tendencë për të thënë se Sanxhaku ka të drejtë për t’u ndarë. Ugljanin ka lindur në jug të Mitrovicës dhe ka ndërmend të ndjek shembullin e idhullit të tij Aqif Efendiut që kjo pjesë e Serbisë të shkrihet në Shqipërinë e Madhe”, thotë Gjukanoviq.

Miroslav Paroviç, president i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, është i bindur se Ugljanin dëshiron të ushtrojë presion mbi Serbinë.

“Në rajonin e Rashkës në mesin e boshnjakëve ka një histori që Sulejman Ugljanin është me origjinë shqiptare, e cila është pjesë e shpjegimit se pse emri i listës së tij mori emrin e partisë ekstremiste të shqiptarëve nga Kosova”, thotë Paroviç.
Shtuar më 05/09/2018, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori