Një pacient humb betejën, infektohen me COVD-19 130 persona të tjerë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të funditn nga 818 mostra rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një vdekje nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë dhe 657 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.
Shtuar më 20/10/2020, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori