Një muaj arrest shtëpiak për tre deputetët e Vetëvendosjes
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për tre deputet e opozitës, Ismajl Kurteshi, Shqipe Pantina dhe Bali Muharremaj.

Deputetët akuzohen për veprat penale: Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Sulmi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ismajl Kurteshi dhe Bali Muharremaj penguan me gaz lotësjellës zhvillimin normal të seancës të së premtes ku u zgjodh presidenti i vendit. Ndërsa Shqipe Pantina u ndalua nga forcat e sigurisë përpara se ta hapte gazin lotësjellës në sallë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2016, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori