Propozimi i Këshillit Ekonomik-Social për rritje të pagës
minimale është kundërshtuar nga Ministria e
Financave për shkak të kostos së madhe
buxhetore që bart miratimi i
këtij vendimi, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, pasi me Ligjin bazik për veteranët e
luftës rritja e kësaj page do të çonte edhe në rritjen e pensioneve të veteranëve të
luftës.
“Varësisht nga mundësitë
buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së
Financave, me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të veteranit luftëtar të UÇK-së, e cila nuk mund të jetë më e vogël sesa paga
minimale e përcaktuar në Kosovë”, thuhet në nenin 18 të
këtij ligji.
Moskategorizimi i veteranëve të
luftës pamundëson rritjen e pagës
minimale.
Shtuar më 11/01/2018,
ora 07:57