Gjykata Speciale ka vazhduar dërgimin e ftesave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kësaj radhe Specialja e ka ftuar për intervistim
Elbasan Shoshaj nga Prizreni. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i OVL e UÇK, Hysni
Gucati.
“Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni ,
Elbasan Shoshaj është ftuar nga
Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i lirisë do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar
Gucati.
Kujtojmë se presidenti Thaçi dhe deputeti Kadri Veseli akuzohen nga
Speciale për krime dhe vrasje.
Shtuar më 07/07/2020,
ora 16:08