Një i vdekur dhe tre të infektuar me Gripin e Derrave në Kosovë
Një person i prekur me gripin e derrit ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Klinikën Infektive në Prishtinë, derisa edhe tre persona tjerë në vend tashmë janë të prekur nga ky grip.

Po ashtu vetëm nga muaji janar i këtij viti e deri më sot katër persona kanë vdekur nga gripi sezonal, prej të cilit për më pak se katër muaj janë prekur mbi 24 mijë qytetarë.

Ramadan Jashari, nga fshati Pogragjë i komunës së Gjilanit, është viktima e parë e gripit të derrit, nga i cili tashmë janë prekur edhe qytetarë të tjerë në vend.

Ai ka vdekur më 10 shkurt të këtij viti teksa ishte duke u trajtuar në Klinikën Intensive në Prishtinë.


Shtuar më 12/02/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori